Dani ‘godet’ kolegët: Një pjesë e madhe e këngëtarëve janë mendjemëdhenj dhe prepotentë

Këngëtari i njohur, Ramadan Krasniqi sonte ka folë për tema të ndryshme, por edhe për kolegët e tij këngëtar.

Ai në një moment foli edhe për këngëtarët, duke i quajtur mendjemëdhënjë dhe prepotentë.

“Sjellja ime me njerëzit, ky është element kryesor. Unë i pari u flas njerëzve, për shkak se neve që jemi me emër, njerëzit na shohin nga këndi i tyre pak më ndryshe. Më respekt, por kjo është e vërtetë, një pjesë e madhe e këngëtarëve dhe këngëtareve janë mendjemëdhenjë dhe prepotenta, kjo është e vërtetë, ndoshta kanë me ma marrë inati, ndoshta kanë me më shajt”.

E di që kështu është, do të thotë janë arroganta, janë injoranta, janë mendjemëdhenjë, shesin mend shumë, janë të suksesshëm, këtë nuk ua mohon askush, mirëpo për mua mbase nuk janë modest, mbase janë arroganta, injoranta, Zoti nuk i do këta njerëz. Duhet të jesh modest, duhet të jesh përtokë, duhet t’i respektosh njerëzit”, u shpreh tutje Dani në Klan Kosova.