Dëmtohen disa varreza në Rahovec

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar për dëmtimin e disa varrezave në Rahovec.

Sipas policisë në varrezat që gjenden në rrugën “Bekim Sylka”, janë dëmtuar pesë kryqe nga druri.

Rasti po hetohet nga policia.

“Rr. Bekim Sylka- Rahovec  2023-NN.   Me 18.12.2023  ankuesi mashkull kosovar,  ka raportuar se nga person-a të panjohur  janë dëmtuar-thyer pesë kryqe të cilat ishin nga druri. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.