Deputetja e LVV-së “mbron” Dejona Mihalin: PDK-ja e LDK-ja na e kanë zili për të

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës gjatë ditës pati debate me akuza e kundër-akuza sa i përket procesit të subvencionimit të teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit.

Opozita pati akuza të ashpra ndaj pushtetit, ku ndër të tjera deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, pasi ua vendosi foltore fotografitë e Dejona Mihalit dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, i akuzoi për “krim të organizuar” në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.