Policia vendos bllomba te banesa e restoranti i Radoiçiqit

Policia e Kosovës ka konfiskuar banesen dhe rastoratin e kryeterroristit, Milan Radojiçiq.

Këtë për Paparacin, e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani

“Me urdhër të gjykatës konfiskohet restoranti ‘Grey’ dhe banesa në katin e gjashtë të objektit, në pjesën veriore të Mitrovicës. Po ashtu, i konfiskohet vila në Gazivode në Zubin Potok”, tha Elshani.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ka nisur zbatimi i urdhrit ndalues përfundimtar me masë të përkohshme lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin “Banjska”.

Ajo bëri të ditur se Agjencia e Administrimit të Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka nisur identifikimin e pasurive të përmendura në urdhër, duke përfshirë edhe vilën që konsiderohet të ketë qenë e kryeterroristit Milan Radojçiq.