Dërgohet në mbajtje i dyshuari që kërcënoi me jetë gazetarin Herolind Ademi

Gazetari i KIKS Kosova, Herolind Ademi, është kërcënuar me jetë gjatë ditës së sotme nga Bujar Behrami.

Behrami është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kështu kanë konfirmuar për Klankosova.tv policia.

Kërcënimet kanë të bëjnë me raportimin e gazetarit Ademi në lidhje me IPTV-të ilegale në Kosovë.