Zeqiri i reagon ministrit Krasniqi: Deklaratat e tij i ngjajnë një militanti partiak

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se ka dyshime që kryetarët nga radhët e PDK-së, mund të iu përgjigjen kërkesave të qytetarëve, pasiqë puna e kryetarit të Zveçanit dhe Zubin Potokut po bëhet nga objektet alternative.

Ndaj deklaratave të ministrit Krasniqi ka reaguar, kryetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri.

Zeqiri në Info Magazine në Klan Kosova, tha se deklarimet e Krasniqit, i ngjasojnë më shumë një militanti partiak.

Tutje, ai tha se puna në komunën që udhëheq po vazhdon normalisht.

Kemi pasur dhjetëra kërkesa në baza ditore nga ana e qytetarëve për të kryer shërbime. Zyra e Regjistrimit Civil, Zyra e lëshimit të pasaportave, lëshimit të letërnjoftimëve, njësia e zjarrfikësve, Drejtoria e Çështjeve Sociale, janë këto në funksion për të gjithë qytetarët”, tha Zeqiri.