Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar motin për pesë ditët e javës së ardhshme.
Sipas IHK-së, gjatë kësaj jave temperaturat minimale do të lëvizin nga 10-12 dhe ato maksimale nga 25-28 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë:
-E hëne– mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes.
E marte – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kanë mundësi që vende -vende të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.
E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi të përcjellur me rrufe.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperendimit.
E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat kanë mundësi enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat kan mundësi që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
E premte – Mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s.