Dikur kontrollohej nga bandat, tash kujdeset policia e u përket qytetarëve – një xhiro rreth Ujmanit magjepsës

U rikthye së fundi si temë pas konfiskimit të villës multi-milionëshe të terroristit Milan Radoiçiq.

Bëhet fjalë për Liqenin e Ujmanit, një nga pjesët më të bukura të Republikës së Kosovës. Për të qenë korrekt, një pjesë e tij shtrihet në Serbi, ashtu siç edhe mund ta mësoni në storie, bashkë me karakteristikat tjera, përcjell lajmi.net.

Ekipi ynë kishte qëndruar atje për të raportuar te ju pozicionin, përkatësisht vendin ku gjendet ish-villa e Radoiçiqit, pasi tashmë ajo ka kaluar në dorë të autoriteteve kosovare dhe nuk dihet se çka do të ndodhë me të, ani pse propozimet janë të shumta.

Gjithsesi, një lajm i mirë është fakti se tash ky liqen monitorohet nga Policia e Kosovës, kurse qytetarët mund ta shfrytëzojnë lirshëm, fatmirësisht jo si në të kaluarën.

Për të mësuar më shumë detaje rreth këtij liqeni, shtrirjen, kapacitetin e bukuritë përrallore që ofron, ndiqeni videon e mësipërme.