Dita e veteranit, Haradinaj takohet me përfaqësuesit e shoqatave të kategorive të dala nga lufta

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta.

Takimi është zhvilluar nga ora 08:00 në zyrat e OVL-UÇK-së.

Përndryshe, dita e veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës, raporton Ekonomia Online, transmeton Klankosova.tv.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.