Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet se si trupat e saj kanë vazhduar të sulmojnë armikun në territorin e saj.
Pamjet e publikuara nga Ukraine Pravde, shfaqin momentin kur droni i ushtrisë ukrainsë qëllon me saktësi të madhe ushtarin rus.
Në fillim të videos shihet se si ai tenton të fshihet në mes të pyllit, por droni sheh gjithçka dhe e zbulon më në fund vendndodhjen e tij.
Pas disa sekondave drejt tij lëshohet një bombë dhe e qëllon atë duke e lënë të vdekur, së paku kështu mendohet në bazë të pamjeve.
Vendi se ku ka ndodhur kjo nuk është zbuluar nga mediat ukrainase. /Nacionale/
https://youtu.be/JXkGlOx18I8