Drejtonte veturën nën masë ndaluese, policia e dënon me 500 euro, 5 pikë negative dhe ia merr lejen për 6 muaj

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në trafik, ka hasur një shofer i cili ishte duke vozitur nën masën mbrojtëse të ndalimit për vozitje të shqiptuar ditë më parë.

Zyrtarët policorë, i kanë shqiptuar vozitësit, gjobën prej 500 euro, pesë pikë negative, si edhe marrjen e patentë shoferit për gjashtë muaj.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit për vozitje të shqiptuar ditë parë. Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj.” – thuhet në njoftim.