Drithëruese – Tërmet 6.9 ballësh në Panama, shikoni se si reagojnë lojtarët në fushë e tifozët në tribuna

Pamje të papara ndonjëherë vijnë nga një fushë futbolli në Panama ku gjatë një ndeshjeje, tërmeti 6.9 ballë i shkallës Rihter, tronditi gjithë zonën.

Sfida mes Atlético Chiriquí dhe Universitario në stadiumin “San Cristóbal” po zhvillohej normalisht deri në minutën e 60 kur lëkundjet e tokës tmerruan lojtarët në fushë dhe tifozët në shkallët e stadiumit.

Brenda pak momentesh, mbështetësit në shkallët e stadiumit u larguan me shpejtësi ndërsa ndeshja u ndërpre.

Shikoni momentin e tërmetit;