Duda Balje përplaset me Armend Mujën, pasi ky kërkoi përjashtimin e saj nga komisioni

Takimi i sotëm i Komisionit Hetimor për Energji është karakterizuar nga përplasjet, me nënkryetarin e këtij Komisioni, Armend Muja, i cili ka propozuar përjashtimin nga komisioni të deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karaxhiq.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Balje, e cila kërkesën e Mujës e cilësoi si vendim politik dhe hakmarrje ndaj saj nga ana e partisë në pushtet.

Anulohet debati për kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar, gazetares i bie të fikët

“Partia në pushtet po dëshiron të më largojë nga Komisioni, pasi që nuk po i bindëm kërkesave të tyre për të votuar në Kuvend”, tha Balje.

Në këtë mbledhje pritet të bëhet shqyrtimi i CV-ve për angazhim të ekspertëve dhe caktimi i dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim në mbledhjen e radhës.

Deri tani ky komsion ka mbajtur disa mbledhje.

Tragjedi në Zvicër, kosovarja plagoset rëndë nga bashkëshorti, më pas ai vrau veten