U ndje keq pasi hyri në det për t’u larë, 35-vjeçari nga Kosova vdes në plazhin e Tales

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.

Mësohet se 35 vjeçari nuk ishte ndjerë mirë pasi ishte futur për t’u larë në det.

Anulohet debati për kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar, gazetares i bie të fikët

Ai është dërguar me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit të Lezhës. Por për fat të keq pushuesi ka humbur jetën rrugës për në spital.

Tashmë trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimit për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes./Panorama

Paralajmërohet stuhi shiu