Dyshohet për një grua serbe të mbytur në Ibër, nisin kërkimet

Një grua serbe nga Leposaviqi dyshohet se ka përfunduar e mbytur në ujërat e Ibrit në veri.

Policia e Kosovës ka kontaktuar me klubin e zhytjes “Trepça” të cilët janë duke u nisur drejt veriut në mision kërkim-shpëtimi.

Ende nuk dihen detaje tjera në lidhje me viktimën.

Kryetari i klubit, Liridon Ahmeti tha për “Mitropol” nga burime të veta se janë gjithmonë të gatshëm të ofrojnë ndihmë në këto raste.

Interesante kjo në Deçan, formohet një lëvizje për braktisjen vullnetare të fesë islame