Kritikon kolegë të tjerë nga studiot televizive, por Ismet Munishi s’është as për trajner të Ferizajt – largohet

Ismet Munishi nuk do të jetë më trajner i Ferizajit në Kategorinë e Parë të Kosovës.

Lajmin e bën të ditur gazetari Arlind Sadiku i cili njofton se trajneri ‘i njohur’ më shumë për deklaratat e tij në studio sesa arritjet në fushë, është larguar nga posti i trajnerit.

Ky vendim vjen pas humbjes së djeshme të Ferizaji përballë Vjosës që i bashkohet një ‘mali’ me rezultate negative në këtë fillim sezoni.

Me shkarkimin e tij nga Ferizaji, Ismet Munishi tashmë do të ketë kohë mjaftueshëm për të kritikuar sukseset e ‘armikut’ të tij, Ilir Daja, i cili ka harruar shijen e humbjes në futbollin dardan.