Dyshohet se u dhunua seksualisht, 15 vjeçarja gjendet e ngujuar në banesë

Një rast i rëndë ka ndodhur në Kaçanik, ku një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht dhe e njëjta më pas ka mbetur e mbyllur në një banesë.

Nga Prokuroria kanë bërë me dije se mëngjesin e sotëm, e mitura është gjetur e ngujuar në një banesë. Njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku me anë të përdorimit të forcës kanë arritur që të depërtojnë brenda hapësirës ku ndodhej vajza dhe e njëjta është nxjerrë jashtë.

E mitura është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë dëshminë e saj lidhur me rastin.

15-vjeçarja ka deklaruar se ka qenë e mbyllur në atë banesë që nga mbrëmë, pasi ishte takuar me një person të moshës madhore, e me të cilin dyshohet se ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me pëlqimin e saj.