E bukur kjo! Klubi kosovar nuk ua tregon tifozëve ku transmetohet ndeshja, i fton me patjetër në palestër

KH Rahoveci këtë të enjte zhvillon njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Kjo pasi, do të jetë testi i parë serioz drejt synimit që klubi nga “Mizahir Isma” ia ka vënë vetes, përcjell 07 Press.

Vreshtarët këtë edicion janë favoritë për titull bashkë me Besën e Pejës, përkatësisht kundërshtarja e së enjtes.

Dhe, kur tashmë në Rahovec po flitet vetëm për këtë duel, bardhekaltërit kanë bërë një lëvizje të bukur sa i përket marketingut.

Përmes një postimi në faqen zyrtare kanë thënë që nuk do t’ua tregojnë tifozëve se ku transmetohet ndeshja, vetëm e vetëm që tifozët të shkojnë në palestër.