E paprecedent: Reperët shqiptarë ngasin 300 km/h në tunelin e Kalimashit (VIDEO)

Numri i lartë i aksidenteve tragjike duket se nuk ka mundur të shërbejë si këmbanë alarmi për të rinjtë shqiptarë.

Videot me tejkalim të shpejtësisë dhe manovra të gabuara vijojnë të promovohen kudo në rrjetet sociale.

Në një video të postuar në rrjetin social TikTok, dy reperët Kleviol Ahmeti dhe Aleks Visha shfaqen duke ngarë makinën me 300 kilometra në orë.

Pamjet vijnë nga tuneli i rrugës së Kombit në Kukës, ku automjeti me të cilin reperët udhëtojnë rrezikoi të aksidentohej.