E rëndë për familjen Rama: 18-vjeçarja i jep fund jetës në mënyrë tragjike

Eralda Rama 18 vjeç me banim në Koplik i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

E reja ka konsumuar fotoksinë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ajo është dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk ka mundur t’ia dalë.

Nuk dihen ende shkaqet që e çuan te renë të ndërmerrte këtë akt të rëndë për jetën. Shoqëria dhe të afërmit e tronditur nga ngjarja, kanë shprehur hidhërimin e tyre për ikjen e saj në rrjete sociale.

Mesditën e djeshme, shtetasja E. R., 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fotoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plot ligjor të kësaj ngjarjeje.