Kombëtarja e Izraelit arrin në Kosovë, përcillet nën masa të rrepta sigurie

Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen këtë të diele në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Tashmë Kombëtarja e Izraelit ka arritur në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Arritja e kësaj kombëtareje është përcjellë nën masa të rrepta  të sigurisë.

Ndryshe, ndeshja ishte planifikuar që të zhvillohej gjatë muajit të kaluar, por për shkak të luftës që shpërtheu, u shtynë të gjitha takimet e sporteve të këtij shteti.