Osmani: Gratë lidere komentohen për dukjen, burrat për veprimet politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se publiku përcepton ndryshe gratë lidere dhe burrat liderë.

“Klan Kosova”, ajo ka deklaruar se në raportort me presidentet, komentuesit merren me trupin e pamjet, ndërsa, tek politikanët burra, komentet janë për veprimet e tyre politike.

“Mjafton që dikush ta merr dhe ta bëj një analizë se cilat kanë qenë shpifjet, komentet ‘online’, në raport me dy presidentet gra dhe cilat kanë qenë komentet në raport me presidentët burra. Në raport me presidentët burra komentet kanë qenë – veprimet e tyre politike, vendimet e tyre politike, pra, janë kundërshtuar vendimet me argumente të ndryshme ose jo. Por tek presidentet gra askush nuk është marr me përmbajtjen e vendimeve, sepse merren me trupin, merren me dukjen, merren me familjen, merren me fëmijët, për fat të keq merren me prindërit…” – citohet se ka thënë Osmani.

Këto, ajo i ka quajtur “goditje personale dhe të ulëta”.

“Pra goditjet janë tepër personale, janë tepër të ulëta, janë të paligjshme, dhe natyrisht në raste të tilla ne i kemi dërguar te Këshilli i Medieve të Shkruara ku i kemi fituar të gjitha rastet.” – tha ajo tutje.