E tmerrshme: Nëna e 10 vjeçares së dhunuar në Gjakovë në paraburgim, dyshohet për “keqtrajtim”

Një 10 vjeçare nga Gjakova ka treguar se në disa lokacione, persona të ndryshëm kanë abuzuar me të dhe e kanë dhunuar seksualisht.

Këtë rrëfim e mitura e ka treguar të premten para zyrtarëve policorë.

Për dhunimin seksual të së miturës po dyshohet se ka qenë dijeni edhe nëna e saj, e madje edhe mund të ketë pasur edhe ndikim.

E njëjta është arrestuar nga Policia e Kosovës.

V.H., nëna e 10 vjeçares nuk dihet saktësisht çfarë roli kishte në dhunimin e vajzës, por të paktën ajo dyshohet për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës.

Në rrëfimin e 10 vjeçares thuhet se është dhunuar nga disa persona, por Policia ka arritur ta identifikoj dhe ta arrestoj vetëm një të dyshuar.

Ky person dyshohet për dhunim.

Pas ndalimit për 48 orë, ndaj tyre Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar 30 ditë paraburgim.

Kërkesa e tyre është shqyrtuar këtë të diele nga Themelorja.

“Të dyshuarit me inicialet Y.V i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për veprën penale ‘dhunim’. Edhe të ëmës së viktimës V.H., i është caktuar një muaj paraburgim për veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, thotë Lekë Muqaj, Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk janë dhënë detaje identifikuese të personave të përfshirë ose vendeve ku dyshohet se janë kryer dhunimet seksuale./Dukagjini