Edhe kjo bën “vaki” në Llap, dy femra sulmojnë fizikisht zyrtarët policorë – shkak gjoba në trafik

Janë arrestuar dy të dyshuara kosovare, pasi sulmuan fizikisht zyrtarët policorë.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ndërsa rasti ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës.

Siç mësohet tutje, gjithçka ndodhi me pakënaqësinë e sulmueseve lidhur me një shqiptim gjobe nga ana e autoriteteve.

Janë arrestuar dy (2) të dyshuara femra kosovare pasi të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt“, thuhet në raport policor.