Ëmbëltorja “Elida” – Vendi ku Rugova bënte plane politike për vendin

Ëmbëltorja “Elida” në kryeqytet ka rëndësi të shumëfishtë.

Përveç si biznes për pronarin, ajo ka dekada që është në shërbim të qytetarëve, shkruan lajmi.net.

Dikur, ish-presidenti Ibrahim Rugova, në kohën kur Kosova nuk ishte shtet, e kishte cak kryesor këtë ëmbëltore se ku do të qëndronte.

Rugova një kohë të gjatë kishte punuar në rrethana të okupimit total serbo-jugosllav.

Ai në këtë ëmbëltore thuhet se diskutonte për çështjet politike të vendit.

Ata që e përjetuan at kohë, flasin sot, dhe mbajnë kujtime respektive për ish-presidentin.