Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Vedat Muriqi ia dhuron fitoren Mallorcas me një gol në minutat e fundit

Është zhvilluar sot takimi mes Mallorcas dhe Rayo Vallecanos, duel ky në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.

Skuadra e Mallorcas e fitoi këtë takim me rezultatin final në 2:1, në një ndeshje me mjaft raste për shënim, shkruan Sinjali.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ishte njeriu kryesor i kësaj ndeshje, duke shënuar golin e fitores në minutat shtesë të këtij takimi.

Golin mund ta shikoni në video:

VIDEO

Muriqi shënoi në fund të ndeshje, për t’ia dhuruar tre pikë të plota skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Mallorca zë vendin e 15-të në tabelë me vetëm 23 pikë të grumbulluara.