Epopeja e Dukagjinit: Kurti duartrokitet në Gllogjan kur ia përmend emrin Ramush Haradinajt

Sot po shënohet përvjetori i 25-të i Epopesë së Dukagjinit. E në manifestimin qendror që po mbahet në Gllogjan po merr pjesë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti.

Kurti në fjalën e tij ka thënë se rezistenca e familjes Haradinaj dhe Mehmetaj tregon vendosmërinë e popullit shqiptar për lirinë.

Ai ka thënë se si qeveri janë të përkushtuar në forcimin e ushtrisë së Kosovës, FSK-së e cila po ndjek rrugën e UÇK-së.

“FSK ka ndjekur rrugën e UÇK-së, si pasardhëse e saj. Për 24 muaj, ushtrisë i janë shtuar mbi 1200 ushtarë të rinj, ndërsa në fazën e përzgjedhjes janë mbi 600. Nga viti i kaluar, nuk ka më kufizim në numrin e FSK-së. Fokusi jonë kryesor si qeveri ka qenë dhe është ushtria jonë”, tha kryeministri.

Në fjalimin e tij Kurti i është drejtuar liderit të AAK me “I nderuari zotëri Ramush Haradinaj”, Kurtin e duartrokasin në Gllogjan pas kësaj fraze.