“Erdhi cjapi te kasapi”, “mos të bëftë Zoti për ta”, qytetarët ankohen për shërbimet e shtrenjta në spitalet private

“…janë shumë të shtrenjta”, kështu kanë konkluduar qytetarët kur janë pyetur nga Gazeta Sinjali se “a janë të larta shërbimet që i marrin në spitalet private”?

Shumë qytetarë të Kosovës që kanë nevojë për mjekimin e sëmundjeve të tyre – disa nga shërbimet nuk mund t’i marrin në spitalet shtetërore.

Kjo ndoshta edhe për shkak të pritjeve të gjata, dhe emergjencës së tyre për të marrë më shpejtë shërbimet mjekësore, ose edhe për aryse të tjera.

Kjo i ka bërë ata – që shpesh shërimin e tyre ta kërkojnë në spitalet private, aty ku ndoshta shërbimet i marrin më shpejtë, por i kanë shumëfish më të shtrenjta.

Kështu së paku kanë konkluduar lexuesit e kur janë pyetur se “a janë të shtrenjta shërbimet që i marrin në spitalet private”?

Njëri nga 245 komentuesit, Spitalin Amerikan e ka konsideruar si më të korruptuarin.

“Spitali American në Kosovë numër 1 – është spitali më i korruptar këtë po e them nga përvoja që e kam pas me këtë spital – bile mjekë nga shtete tjera pa përvojë i shesin te ne si specialistë dhe bëjnë masakër në Kosovë, mësohen këtu te ne”.

Tjetri komentues sipitalet private i ka quajtur “shtëpi të krimit”.

“S’janë spitale, janë shtëpi të krimit, këta janë kriminela të mbojtur dhe të arsyetuar me ligj”.

Disa nga ta kanë ironizuar me çmimet e larta të shërbimeve në spitalet private.

“Aty ku buzëqeshja e shërimit të ndalet tek arka”, ka shkruar njëri nga ta, ndërsa tjeteri thotë: Erdhi cjapi te kasapi.

Dikujt tjetër këto çmime të larta nuk i përkojnë më standartin e jetës në Kosovë.

“Për standartin në Kosovë shumë të larta! Duhet të funksionojë ligji për ata që punojnë edhe në spitale shtetërore që t’i shërbejnë pacientët njëjtë sikurse në klinikat e tyre private”.

Ndërsa dikush mendon se për shkak të shërbimeve të larta mjkësore në spitalet private “duhet me ik nga Kosova”.

“I madh e i vogël duhet me ik prej Kosovës, as kushtet bazë nuk janë, sigurimi shëndetsor është jetësor”.

Një lexues tjetër thotë se spitalet private për shkak të çmimeve të larta duhet të kontrollohen nga ATK.

“Jashtë normales, ATK i di më mirë”.