Familja në hall me djalin përdorues të narkotikëve, babai e çon në Polici – thotë se e kërcënoi

Foto Ilustruese

Shpeshherë shkak i sjelljeve agresive ndaj familjarëve është edhe abuzimi me pije alkoolike e substanca narkotike.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhdur mbrëmë në një familje në Obiliq, ku një person dyshohet se e ka kërcënuar babanë e tij.

61-vjeçari është detyruar të kërkojë ndihmën e tij dhe i njëjti ka deklaruar se djali i tij është përdorues i substancave narkotike dhe pas një konflikti verbal, e ka kërcënuar.

I dyshuari menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar për në drejtim të panjohur dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet 29-vjeçari.