Qeveria: Së shpejti do të merret një vendim për targat e Serbisë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se policia kufitare e Kosovës po monitoron zbatimin e vendimit të Serbisë për qarkullimin e veturave me targa RKS.

Ai ka theksuar se sjellja dhe vendimi i Qeverisë do të jenë mbi bazën e parimit të reciprocitetit dhe i mbështetur mbi analizat dhe përfundimet e policisë kufitare mbi nivelin e zbatueshmërinë nga ana e Serbisë.

Po ashtu, Kryeziu potencoi se një vendim pritet që të merret së shpejti.

“Policia jonë kufitare është duke monitoruar me kujdes zbatimin e vendimit të Serbisë për qarkullimin e veturave me targa RKS. Siç kemi thënë edhe javën e kaluar, sjellja dhe vendimi ynë do të jenë mbi bazën e parimit të reciprocitetit dhe i mbështetur mbi analizat dhe përfundimet e policisë kufitare mbi nivelin e zbatueshmërinë nga ana e Serbisë. Një vendim pritet që të merret së shpejti”, tha Kryeziu për RTV Dukagjini.

Që nga e hëna e 1 janarit, makinat me targa RKS – Republika e Kosovës, po lëvizin lirshëm në territorin e Serbisë. Lëvizja e tyre është mundësuar pas vendimit të 25 dhjetorit të vitit 2023 të Qeverisë serbe