Fillon shorti i Ligës së Kampionëve, këtu mund ta ndiqni LIVE

Në ora 18:00 nis shorti për fazën e grupeve të Champions League.

Në Montecarlo do të bëhet ndarja e 32 skuadrave në tetë grupe. Tërheqjen e shortit mund ta shikoni live KËTU

Shorti pritet të sjell përballje interesante në fazën e grupeve, pasi në bazë të renditjes së koeficienteve, ka skuadra të forta në secilën vazo.

Në vazon e parë do të jetë kampioni në fuqi dhe ai i Anglisë, Manchester City së bashku me fituesin e Europa League, Sevilla, dhe skuadrat kampione të ligave kryesore evropiane si Barcelona, Bayern Munich, Napoli e PSG.

Në vazon e dytë gjenden Real Madrid, Manchester United, Inter, Dortmund, Arsenal e At. Madrid, në vazon e tretë ndodhen Milan, PSV, Lazio, Braga, kurse në vazon e katërt janë skuadrat tjera si newcastle, Galatasaray, Socidad e Union Berlin.

Më poshtë gjeni ndarjen e vazove për shortin e Ligës së kampionëve: