Raportime se fillimi i vitit shkollor është shtyer për të hënën, flet zv.ministri i Arsimit

Në opinionin kosovar kanë qarkulluar zëra se fillimi i mësimit është shtyer për të hënën.

Lidhur me këtë, lajmi.net kontaktoi me zëvendës-ministrin e Arsimit, Taulant Kelmendit.

Ky i fundit mohoi kategorikisht këto raportime, duke thënë se mësimi do të fillojë nesër sipas planprogramit shkollor.

“Jo, mësimi fillon nesër sipas kalendarit shkollor”, u përgjigj shkurt ai.

Kujtojmë se ky fillimvit u karakterizua me problemin e librave, për të cilat ministria vendosi që të njëjtët të blihen nga prindërit, në atë mënyrë që të parapagohen, por që aplikimi e vetë dërgesa e parave në xhirollogaritë bankare të prindërve kanë qenë probleme goxha të theksuara.