Foto / Ky është autori i tre të plagosurve në Laprakë të Tiranës

Ky është Elton Mergjushi, 40 vjeçari që plagosi me thikë mbrëmjen e sotme tre persona në një lokal në zonën e Laprakës dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Mergjushi la të plagosur Viktor Rrapollarin 64 vjeç, ku thika i ka prekur zemrën dhe se aktualisht është i intubuar në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

E plagosur mbeti dhe vajza e tij 40 vjeçare, Roxhersa Rrapollari dhe bashkëshortin e saj italian Massimo Sorvillo.

40-vjeçari mësohet se punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo, dhe se ky i fundit e kishte hequr nga puna./Gazeta Express