Fox News shkruan se skiatorja e njohur amerikane dyshohet se vdiq nga orteku në Brezovicë

Një vajzë nga Amerika ishte gjetur e vdekur para tre ditëve në Brezovicë.

Burri i viktimës i ka thënë policisë se atë e ka zënë orteku i borës.

Mediumi i njohur amerikan Fox News, raporton se e ndjera besohet se është skiatorja e njohur amerikane Katherine Rigby, e njohur si Kasha Rigby.

“Kasha vdiq nga një ortek bore në Kosovë”, thuhet ndër tjera në artikull.

Fox News thotë se nuk është përmendur identiteti i së ndjerës, megjithatë, shoqëria dhe familjarët e Rigby kanë njoftuar nëpër platformat sociale se bëhet fjalë për të, dhe kanë ngushëlluar.