Lajm i ditës: Mërgimtari nga Zvicra gjen në Hamburg vajzën që ia kidnapoi boshnjakia

Mërgimtari nga Zvicra, Xhavit Podvorica gjatë ditës së djeshme ka treguar se vajza e tij është kidnapuar.

I njëjti fillimisht kishte denoncuar rastin në Facebook duke thënë se policia zvicerane nuk është duke e trajtuar rastin.

Pas një seri videosh në rrjetin social Facebook, i njëjti ka bërë të ditur se vajza e tij është gjetur nga policia gjermane.

Ai ka njoftuar në orët e vona se vajza tashmë ndodhet në polici dhe është gjetur afër Hamburgut.