Fushë-Kosovë, ilahistët e vegjël hijeshuan faljen e Bajramit

Pas faljes së sabahut, qytetarët i dëgjuan edhe disa fjalë nga imami i Xhamisë së Re të Fushë Kosovës, Sead Kelmendi, rreth asaj se si të sillen me njëri-tjetrin.

Festa e Fitër Bajramit u madhështua edhe më shumë nga nxënësit e kësaj xhamie. Ata u bënë bashkë dhe ia krisën ilahive.

Më pas të gjithë xhematlinjtë u kthyen nga Kibla për të filluar faljen e Fitër Bajramit. Me kryerjen e të gjitha lutjeve nisën përqafimet me urimet më të mira për këtë festë të besimit islam.

Fëmijët që qenë prezent nuk u lanë duarthatë, pasi morën nga një dhuratë nga xhamia ashtu siç e do zakoni.

Besimtarët u larguan nga xhamia për të vazhduar me vizitat e traditat tjera të kësaj feste nën ritmet e tupanëve.