Manchester United ka ofruar hiç më pak se 10 milionë euro për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.
Të paktën kështu bën të ditur gazetari i afërt me klubin e katalunasve, Gerrard Romero.
Lojtari nuk është në planet e Xavi Hernandezit për sezonin aktual dhe, duke e parë këtë situatë, nuk e ka ndërmend të qëndrojë edhe më tutje.
Holandezi para disa ditësh ishte shumë afër kalimit te Juventusi, por paga e lartë që kërkoi ai, e detyroi “Zonjën e Vjetër” të tërhiqet.