Gërvalla priti në takim Ambasadorin e parë rezident të Belgjikës në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, priti në takim ambasadorin e parë rezident të Belgjikës në Kosovë, Gregorie Cuvelier.

Në kumtesën e ministrisë thuhet se gjatë takimit u bisedua rreth situatës politike në vend, angazhimeve të institucioneve në siguri, demokratizim dhe zhvillim ekonomik, duke theksuar se Kosova mbetet në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e shteti ligjor dhe demokracisë në vend.

Gërvalla dhe Cuvelier biseduan edhe për mërgatën e Kosovës në Belgjikë, bashkëpunimin në kulturë, arsim dhe shkencë si dhe mundësitë e investimeve në Kosovë, raporton Klankosova.tv.

“Në fund Ministrja Gërvalla ka falënderuar Ambasadorin Cuvelier për mbështetjen e shtetit belg ndaj Kosovës dhe vlerësoi se prania e misionit rezident të Belgjikës në Kosovë do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme e fuqizimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, në arritjen e interesave të përbashkëta”, shkruan në kumtesë.