Protesta në Merdar, kërkohet të përdoren pikë tjera kufitare për qarkullim

Pas paralajmërimeve për bllokim të rrugëve të veri, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka inkujaruar përdorimin e pikave të tjera kufitare për qarkullim.

Ata gjithashtu kanë publikuar edhe disa numra kontaktues, siç thuhet në njoftim, për informata shtesë, përcjell Klankosova.tv.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e SRB, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00”.

“Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim