Gërvalla takon ambasadorin Hovenier, flasin për situatën aktuale në vend

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka takuar sot ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Për këtë takim, Gërvalla ka njoftuar përmes rrjetit social “X”, ku ka treguar se kanë biseduar për ngjarjet aktuale në vend.

“Në takimin tim të rregullt me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, diskutuam për ngjarjet aktuale, perspektivën tonë euroatlantike dhe përpjekjet e përbashkëta të Kosovës së bashku me aleatët e saj në NATO dhe BE për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin për këtë pjesë vendimtare të Evropës”, ka shkruar Donika Gërvalla në ‘X’.