Ardian Gjini ngre disa pikëpyetje rreth VV-së: Armiqtë tanë kishin dhënë shumë pare me na pa në këtë ditë

Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ngreu disa pikëpyetje për sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, parti politike që qeverisë me Kosovën.

Ai gjatë një interviste në “Pressing” të T7, të hënën ka thënë armiqtë e Kosovës do të jepnin para që një pjesë të shoqërisë “ta bënin që ta shohin Amerikën keq”.

Unë nuk e di kur janë kuzhinu këto procese që kanë ndodhur në Kosovë së fundmi, por me mbërri Kosova në pikën që me i pas një pjesë të konsiderueshme të të rinjve që e shohin Amerikën keq, dikush kish dha pare me na pru deri këtu, shumë kishin dha pare”.

“Me mbërri me i bindë një pjesë të qytetarëve që për 20 vjet Kosova është shkatërru, shume kishin dha pare. Me mbërri me i bë hasëm njerëzit mes vetë, këta janë hajna. Pare kishin dhanë”.

Për këto dilema, Gjini tha se “nuk e di a e kanë bë me pare e pa pare”, duke shtuar se nuk dëshiron të paragjykojë, por shtoi se mund të jetë një plan afatgjatë.

“Me më pas thënë dikush para 15 viteve se ka me ndodh kështu kisha thënë ky është i çmendur”, ka thënë ai.