Gjakosi zyrtarin policor kosovar në Jarinjë, arrestohet shtetasi serb

Gjatë ditës së sotme, në Jarinjë është arrestuar një serb që rreth orës 16:30 kishte sulmuar një zyrtar policor kosovar.

Ai sulmoi zyrtarin policor pas kërkesave për të nënshkruar refuzimin e dhënies së dokumenteve, pasi këto të fundit që duheshin për të hyrë në Kosovë, nuk i kishte.

Tutje, Policia e Kosovës se tashmë është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me aktvendim të të cilit është dërguar në paraburgim prej 48-orësh.

Në anën tjetër, polici i lënduar ka pranuar trajtimin e duhur mjekësor.