Nga rubrika: “qysh o’ vendi, bëhet kuvendi” – pak ditë më parë shijoi rakinë, Kurti sonte për iftar me ambasadorin turk

Është kryeministër dhe me patjetër se i përshtatet secilit ambient.

Shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, pak ditë pasi shijoi një gllënjkë raki me kreun e Aleancës, Ramush Haradinaj, sonte mori pjesë në një iftar, përcjell lajmi.net.

Ishte ky iftar i organizuar nga Oda Tregtare Kosovaro-Turke. Lajmin e konfirmoi Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate dërguar mediave.

“Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, edhe i solidaritetit. Zoti ua bëftë kabull të gjithëve. Allahu kabull.”, tha ndër tjerash Kurti para mysafirëve.

Më poshtë edhe fjala e rastit e kryeministrit.

Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, ju faleminderit shumë që na keni bërë bashkë në këtë iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ne jemi shumë të gëzuar e të nderuar që jemi në të njëjtën tryezë me të gjithë juve, ndërkaq, këtu fare pranë i kam edhe shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Angili dhe kryetarin e Odës Tregtare Kosovë – Turqi, z. Balkiz.

Edhe ky iftar në të cilin jemi bashkë është dëshmi e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, të cilët ne gjithmonë përpiqemi t’i forcojmë në çdo aspekt. Më lejoni që ta përshëndes edhe një njeri shumë të veçantë, Skënder Janovën, baba i të cilit ka lind në Janjevë e ky tash jeton në Bajram Pasha të Stambollit. Dhe, nuk e lëshon asnjë shanse që të kthehet në vendlindje e të takohet bashkë me ne.

Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, edhe i solidaritetit. Zoti ua bëftë kabull të gjithëve. Allahu kabull.​