Gjakovari nga pakujdesia shkel nipin 1-vjeçar, kjo është gjendja e tij…

Një person në Gjakovë ka goditur me veturë dje një 1-vjeçar.

I dyshuari, viktimën sipas policisë e ka nip, teksa rasti ka ndodhur nga pakujdesia në oborrin e shtëpisë, shkruan lajmi.net.

1-vjeçari me këtë rast ka pësuar lëndime serioze.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.