Gjakovë: 20-vjeçarja në hall me ish të dashurin, e ngacmon për t’u kthyer bashkë

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre.

Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjakovë, ku një 20-vjeçare e ka denoncuar në Polici personin me të cilin ka pasur lidhje dashurie.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima e ka raportuar dje të dyshuarin, duke deklaruar se nuk po e lë rehat që kur ajo ka vendosur ta ndërpres raportin mes tyre që ka zgjatur për disa vite.

Kjo situatë e ka rënduar viktimën dhe ka vendosur që të mos ketë kontakt me të, por ky i fundit ka vazhduar që ta ngacmojë me mesazhe kërcënuese e thirrje të vazhdueshme, duke i shkaktuar frikë se mund t’i ndodhë diçka.

Këto raste, sipas deklaratë së viktimës kanë qenë të shpeshta, prandaj ajo ka vendosur ta njoftojë Policinë, ku kërkoi ndihmë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar më pas në stacion policor.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Ngacmim”.