Gjakovë: Arrestrohet burri që mashtronte femrat se po ua heqte “të bamet”

Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.B, i cili dyshohet për veprat penale “Mashtrimi”  si dhe veprën penale “Shantazhi”.

I pandehuri dyshohet se ka shantazhuar dhe mashtruar një grua A.H, që kishte vajzën e sëmurë.

Sipas komunikatës së prokurorisë, thuhet se ai bie në kontakt me viktimën prezantohet si person me aftësi fetare shëruese.

“Me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së rreme të fakteve, e mashtron dhe e vë në lajthim personin tjetër, duke e nxitur të veprojë në dëm të pasurisë së saj. Në emër të këtij shërimi e dëmtuara i dërgon vazhdimishtë të holla përmes agjencionit të transfereve në shumën prej 10,000.00 Franga. “, thuhet në komunikatën e organit të akuzës transmeton Klankosova.tv

A.B e kanos viktimën se do të zbulojë lidhjen e tyre jashtëmartesore, dhe për këtë i kërkon të holla duke e tërhequr pensionin e Zvicrës dhe të ja sjellë të pandehurit.

“Kur e dëmtuara kupton se është viktimë e mashtrimit dhe refuzon t’i dërgojë më të holla, i pandehuri, me llogari falso, i dërgon të gjitha fotot dhe videot bashkëshortit të saj, përmes rrjetit social Facebook”, thuhet në komunikatën për media.