Gjakovë: Gjendet pa shenja jete një femër në shtëpinë e saj

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh sa i përket rasteve që kanë ndodhur në vendin tonë.

Sipas raportit të PK-së, një femër në Gjakovë është gjendur pa shenja jetë në shtëpinë e saj.

Gjakovë / 04.11.2023 – 13:33. Raportohet se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë saj. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.