Gjashtë vetura të dëmtuara nga një shpërthim në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orën 07:00, të premten, ka ndodhur një shpërthim në rrugën “Zekrija Cana”, në Prishtinë, tek Lagjja e Profesorëve, ku si pasojë 6 vetura janë dëmtuar.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes  gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, kanë thënë nga policia.

Lajmi në përditësim…