Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Istog

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Shalinovicë të Istogut.

Njësitet policore dhe mjeku kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës, përcjell Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Shalinovicë, Istog  20.01.2024-16:54. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe mjeku kujdestar kanë dal në vendin  e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.