Glauk Konjufca nuk voton pro Ligji për Pagat

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 63 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka abstenuar, ndërsa deputetët prezentë të opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Konjufca ka votuar ndryshe prej partisë së tij në disa projektligje të rëndësishme gjatë kësaj legjislature.

Opozita ka kërkuar që mos të miratohen me nguti projektligji për Pagat, ndryshe, sipas tyre, mund të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, Kuvendi e kishte miratuar një ligj për pagat, por të njëjtin e kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese.